Flash

Presidenti Duka: "Fitorja ishte një detyrë shtëpie, edhe pse për pak e humba besimin... I kënaqur për Cikalleshin

Lapsi.al 11 June 2019
Presidenti Duka: "Fitorja ishte një detyrë shtëpie, edhe pse

I kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Moldavisë, megjithatë presidenti i FSHF-së Armand Duka nuk e fsheh se është ndjerë nën presion: "Tashmë, pas lojës jam i kënaqur, sepse kisha shumë presion deri kur bëmë golin. Edhe humba besimin. Epokë e re? Asnjëherë epokat nuk nisin kështu, si me thikë. Kjo ishte një detyrë shtëpie për të fituar. Edhe në letër, mendohet se jemi një ekip më i mirë se Moldavia, edhe pse çdo ndeshje është e vështirë. Nëpërmjet këtij rezultati, kemi më shumë vetëbesim, i jep besim stafit, si dhe një atmosferë më pozitive. Ne nuk jemi një skuadër e madhe, por me klimë pozitive. Me mbështetjen e të gjithëve mund të shkojmë larg".

Lidhur me diferencat në grup, numri 1 i qeverisë shqiptare të futbollit tha: "Nëse do marrim ekipet në letër, kemi marrë fitore ndaj dy ekipeve më të dobëta se ne. Kemi punë të madhe para. Edhe pse ka pasur rezultate surprizë, ka diferenca sepse nuk ka pasur barazime, ka pasur vetëm fitore".

Një koment edhe për autorin e golit të parë Sokol Cikalleshi: "U kënaqa që shënoi. Edhe ai, siç kam qenë unë në presion, ka bërë disa shtylla, dhe uroj të ketë hapur rrugën për gola dhe fitore të tjera."

Të këshilluara

Napoli, De Laurentiis: "Nuk e blej Icardin"

Sesioni i merkatos së futbollit sapo është hapur, por për Mauro Icardi vjen goditja e parë, me konfirmimin e dhënë në mesazhin e Aurelio De Laurentiis: "Unë nuk...

16:14

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI