Flash

"Nuk dua të marr pjesë në një akt të paligjshëm” tërhiqet edhe avokati i dytë: akuzat për përdhunim kundër Neymar një farsë

Lapsi.al 11 June 2019
"Nuk dua të marr pjesë në një akt të

Ka dicka që nuk shkon në akuzat e ngritura kundër Neymar. Për të dytën herë një avokat heq dorë nga detyra për të mbrojtur Najila Trindade Mendes de Souza, vajza që akuzon kampionin brazilianse e ka përdhunuar në Paris në një dhomë hoteli. Lajmi i ri është se Danilo Garcia de Andrade ka braktisur cështjen me këtë motiv: "Nuk dua të marr pjesë në një akt të paligjshëm për të përfituar ekonomikisht. Besoj në punën time dhe dua ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne avokatët ndonjëherë jemi nga ana e viktimës, herë të tjera thjesht nga ana e klientit, por opinioni publik nuk duhet të mendojë që avokati dhe klienti janë gjithnjë i njëjti tip njeriu".

Fjalë që hedhin dyshime të tjera mbi cështjen. Duke nisur nga zgjidhja e raportit, Garcia de Andrade ka shtuar se vajza ka thënë se është viktimë e një agresioni, por jo e një përdhunimi. Një version që koincidon me atë që kanë thënë më parë avokatët e parë të Najila, studio Fernandes e Abreu Advogados, të cilëve modelja I kishte thënë se ka patur një raport seksual me Neymar, që në një moment të caktuar ishte kthyer në agresiv e se pikërisht agresioni duhej të ishte akuza kryesore.

Të këshilluara

Napoli, De Laurentiis: "Nuk e blej Icardin"

Sesioni i merkatos së futbollit sapo është hapur, por për Mauro Icardi vjen goditja e parë, me konfirmimin e dhënë në mesazhin e Aurelio De Laurentiis: "Unë nuk...

16:14

Roma, zyrtare: “Zorro” trajneri i ri

Roma ka zyrtarisht tashmë një trajner të ri: shoqëria verdhekuqe ka komunikuar akordin dhe firmën me Paulo Fonseca për dy sezonet e ardhshme. Në kontratën e fir...

12:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI