Flash

Buffon mund ti marrë vendin Casillas: edhe një herë sulm për Champions

Lapsi.al 11 June 2019
Buffon mund ti marrë vendin Casillas: edhe një herë sulm për

Gigi Buffon mund të rifillojë nga Porto. Pas një sezoni të komplikuar nën Tour Eiffel e lamtumirës së dhënë Psg, ish-portieri i Juventus mund të marrë vendin e mikut të tij Iker Casillas, bllokuar nga një problem i rëndë kardiak. Një ide që në orët e fundit po merr prioritet, mbi të gjitha sepse Buffon tek Porto do të kishte mundësinë të provonte Champions League e të luante një rol të rëndësishëm mes të mëdhenjve të futbollit europian.

Aventura tek Psg ka zgjatur vetëm një sezon dhe e ka lënë të zhgënjyer. Ish-kapiteni bardhezi nuk është ende gati ti japë lamtumirën futbollit të luajtur e kërkon sfida të reja. E Porto mund të jetë zgjidhja e duhur. Ndoshta e fundit në këto nivele. Klubi po kërkon një portier ekspert për të zëvendësuar Casillas dhe Buffon është i tillë e ka një dëshirë të cmendur për ta provuar edhe një herë në champions, pavarësisht se me shanse të reduktuara.

Të këshilluara

Napoli, De Laurentiis: "Nuk e blej Icardin"

Sesioni i merkatos së futbollit sapo është hapur, por për Mauro Icardi vjen goditja e parë, me konfirmimin e dhënë në mesazhin e Aurelio De Laurentiis: "Unë nuk...

16:14

Roma, zyrtare: “Zorro” trajneri i ri

Roma ka zyrtarisht tashmë një trajner të ri: shoqëria verdhekuqe ka komunikuar akordin dhe firmën me Paulo Fonseca për dy sezonet e ardhshme. Në kontratën e fir...

12:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI