Flash

Sarri tek Juventus: Revolucioni i tradhëtuar…

Lapsi.al 11 June 2019
Sarri tek Juventus: Revolucioni i tradhëtuar…

Sarrizmi “koncepti i lojës së futbollit parashtruar nga Maurizio Sarri i mbështetur mbi shpejtësinë dhe prirjen e sulmit” rezultoi një dështim me pak fjalë në Londër, në aspektin e lojës së shprehur. Ai sistem ideal loje, që në Napoli që kthyer në një etalon, në Londër është zhdukur në mënyrë fatale pavarësisht se skuadra arriti të gjitha objektivat e vendosura nga klubi, teksa në fund fitorja e Ligës së Evropës ishte plot me emocione. Një futboll, ai i parë në finale, spekulativ i mbështetur nga rinisjet dhe vëmendja e pozicioneve të kundërta si esencë e vetë lojës sarriane, një futboll që dikush e ka përshëndetur si zhvillim evolutiv të “alegrizmit”.

Tani që eksperienca e tij londineze duket drejt përfundimit, ardhja e Sarri në Torino do të transformohej në një dialog që ka zgjatur tre vjet dhe do ta kthente sarrizmin në një farsë. Publiku napoletan, që e ka ndjekur vazhdimisht me ngrohtësi, nuk do ta duronte dot që ish-tekniku që adhuronte, do të ulet në pankinën e kundërshtarëve të urryer, për atë që ka përfaqësuar gjithnjë Juventus në sytë e napoletanëve. Negociatat me kundërshtarët historikë, të Pallatit të Pushtetit, janë një thikë pas shpine, sepse mbërritja në atë pankinë pa dyshim do të përfaqësonte stemën e revolucionit të tradhëtuar, do të tregonte fundin e atij simbolizmi ideal për të cilën Sarri luajti rolin e karakterit antistemistik. Në fakt, profesionalizmi i vërtetë imponon ndërprerjet dhe ndalon ato zgjedhje që bien ndesh me bindjet e veta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI