Flash

Trajneri Edy Reja: "Kjo fitore na duhej. Skuadra zhbalancohet shpejt në mbrojtje"

Lapsi.al 11 June 2019
Trajneri Edy Reja: "Kjo fitore na duhej. Skuadra zhbalancohet shpejt

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, ka folur pas fitores së tij të parë me kuqezinjtë, në "Elbasan Arena": "Na duhej fitorja. Luajtëm, është e rëndësishme loja që bëmë. Filluam mirë. Fitoren që na duhej, e arritëm. Djemtë ishin të qetësuar, edhe pse humbëm pikët në Islandë. Nëse nuk do fitonim, do kishte frikë për të ardhmen.

Për sa i takon zëvendësimit të Xhakës, Reja tha: "Unë kam një grup rreth 25 futbollistë, të gjithë janë disponibël. Duhej pak pushim nga ndeshja me Islandën. Duhej të provoj disa futbollistë. Në 15 ditë nuk mund të bëj gjithçka".

Trajneri kuqezi ka komentuar edhe skemën me të cilën luajti Kombëtarja: "Në mbrojtje kishim 4 mbrojtës, dhe 3 më përpara. Nuk mund të fitojmë pa djersitur, pa vuajtur, çdo vuajtje sjell dhe fitoren. Në mbrojtje patëm pak probleme. Skuadra zhbalancohet shpejt. Me Roshin dhe Cikalleshin, patëm një frymëmarrje dhe shënuam."

Lidhur me dyshen më të mirë të sulmit, Cikalleshi-Balaj apo Uzuni-Sadiku, tekniku italian vlerësoi: "Uzuni lëviz mirë, po bën mirë edhe në stërvitje. Cikalleshi i jep frymëmarrje sulmit. Nuk kemi bërë shumë ndryshime në mesfushë, por duke parë me Islandën, luajtëm më mirë".

 

Të këshilluara

Napoli, De Laurentiis: "Nuk e blej Icardin"

Sesioni i merkatos së futbollit sapo është hapur, por për Mauro Icardi vjen goditja e parë, me konfirmimin e dhënë në mesazhin e Aurelio De Laurentiis: "Unë nuk...

16:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI