Flash

"Në dy ndeshje, asnjë goditje në portën tonë": Reja tregon diferencën me Panuccin

Lapsi.al 12 June 2019
"Në dy ndeshje, asnjë goditje në portën

“Më parë ishim një skuadër që pësonte tre katër gola për ndeshjem ndërsa me mua jemi krejt ndryshe”. Një performancë skuadre, të paktën në analizën e teknikut Edy Reja, për përfaqësimin e dyfishtë në 180 minutat në Rekjavik dhe Elbasan Arena kundër Islandës dhe Moldavisë. Ndonëse vetëm 3 pikë në dy ndeshje, 73 vjecari i ka dhënë formë një skuadre që e kishte humbur atë, duke krijuar një soliditet difensiv, që italiani e ka theksuar me forcë, edhe pse ajo që e bën optimist dhe që e lejon të zbilancohet në deklaratë është fakti që skuadra tregoi se di të vuajë...

“Në futboll nëse do të kesh rezultate duhet të dish të vuash - tha Reja -. Kjo është një skuadër që tregoi se edhe në vuajtje di të marrë rezultat. Kjo është një skemë që e kisha përgatitur që më parë, duke parë si luanin pjesa më e madhe e kundërshtarëve. Duhet të kemi parasysh dicka, në dy ndeshje nuk na kanë goditur asnjëherë në portë. Me Islandën vetëm goli, gabim i gjithi yni, ndërsa këtë herë nuk lejuam asgjë. Duhet të përmirësohemi nga mesfusha e lart dhe jam i bindur se mund të marrim rezultate…”

Kuqezinjtë kanë luajtur vetëm dy ndeshje me teknikun dhe variantin e tij taktik, por të gjithë duken entuziastë për tu përshtatur sa më mirë me 3-5-2 që ka filluar ti pëlqejë, sidomos në momentin kur vijnë edhe rezultatet. Deri në shtator, kur rifillojnë kualifikueset, ka ende kohë, por gjërat duken premtuese, edhe pse kundërshtari i parë do të jetë Franca

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI