Flash

Atletikë/ Gabe Grunewald, simboli i luftës kundër kancerit, humbi jetën në Minneapolis

Lapsi.al 12 June 2019
Atletikë/ Gabe Grunewald, simboli i luftës kundër kancerit, humbi

Pas një betejë të gjatë me kancerin për më shumë se 10 vjet, Gabe Grunewald - ashtu si ka njoftuar bashkëshorti i saj Justin - ka vdekur të martën në shtëpinë e saj në Minneapolis. Vrapuesja profesioniste ishte 32 vjec e me kurajon dhe forcën e saj inspiroi, motivoi e influencoi pozitivisht mijëra persona në të gjithë botën.

Në 2009 atletes iu gjet një karcinome adenoideo-cistike e, pas një operacioni, ajo u kthye të garojë në 2010, duke u renditur e dyta në 1500 metrat në kampionatin universitar. Gjithnjë në 2010, për fat të keq, mjekët e diagnostikuan me një kancer në tiroide por Gabe, pa hequr dorë kurrë, nisi karrierën për garat e gjata me rezultate shumë të mira kombëtare e ndërkombëtare.

Në 2016 iu hoq një tumor në mëlci, pastaj në mars 2017 karcinoma tiroideo u kthye ta vendosë në sprovë, e në këtë pikë, për shkak të disa tumoreve të tjerë të vegjël, mjekët nuk mundnin më ta operonin deri në vdekje, që ndodhi të martën. Një lamtumirë kampioneje, sepse betejën, në fund, e fitoi ajo: "Nuk ishte e lehtë - thoshte Gabe Grunewald në një dokumentar të prodhuar në 2017, por bëra më të mirën time e isha në gjendje të bëja shumë gjëra që nuk do ti bëja dot nëse do të hiqja dorë nga jeta ime në momentet e vështira. Kështu besoj se mesazhi im është se duhet të luftosh. Nuk është e drejtë të heqësh dorë nga vetja ose nga ëndërrat".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI