Flash

Sprinteri Bolt, flet si futbollist: “United mos e lësho Pogba. Tek Juventus ishte i çmendur"

Lapsi.al 13 June 2019
Sprinteri Bolt, flet si futbollist: “United mos e lësho Pogba. Tek

Usain Bolt, mbahet mend si rekordmen, por flet si futbollist, duke dhënë mendimin e tij për klubin e zemrës Manchester United, për të cilin ka një këshillë merkato, në lidhje me Paul Pogba, objektivi i Real Madrid dhe Juventus. Klubi anglez, me Solskjaer, e nisi shumë mirë, por gjërat u vështirësuan, duke bërë që në Old Trafford të shihet përsëri një revolucion në skuadër: “Në këtë moment është e rëndë për ta. Kur erdhi Solskjaer bëri mirë, por disa dëmtime të rëndësishme kanë kompromentuar punën dhe ato që erdhën nga dëmtimet nuk ishin më të njëjtët. Të shohim kush do të mbërrijë gjatë merkatos, ta rinisim nga atje. Duhet të besojmë”.

Nëse është në pritje të njohë emrat e rinj përforcues të Djajve në merkato, Bolt ka një ide të qartë për Pogba, lojtari polemik me Mourinho, por kampion bote me Francën. "Më mirë të mbahet, pa dyshim. Unë besoj se duhet ndërtuar skuadra rreth tij. Për mua është një nga më të mirët në këtë moment dhe jam një fans i madh i tij. Është parë se në cilat nivele mund të shprehet, kur luante tek Juventus ishte i çmendur, ashtu sikurse tek Franca. Duhet vetëm të luajë në pozicionin e duhur”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI