Flash

"Në Itali vetëm tek Juventus": vëllai-agjent i Higuain prish planet e Paratici

Lapsi.al 14 June 2019
"Në Itali vetëm tek Juventus": vëllai-agjent i Higuain

Mes situatave që Juventus duhet të zgjidhë në këtë sesion të merkatos është edhe ajo që lidhet me Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas ka ende një vit kontratë huazim tek Chelsea, por mund të kthehet para kohe në Torino: vetëm se jo për të qendruar. Ka shumë zëra që e shohin tek Roma për të zëvendësuar Dzeko, që shkon drejt Inter. Por Nicolas Higuain, vëllai agjent i qendërsulmuesit saktëson: "Me gjithë respektin për skuadrat e tjera të Serie A, nëse qendron aty e bën vetëm për Juventus, është një cështje zgjedhje personale e profesionale".

Sidomos nëse arrin Maurizio Sarri tek Juve do të ishte një sponsor i mirë për Pipita, edhe pse zërat e merkatos flasin për bardhezinjtë të interesuar për Icardi, duke i mbyllur kështu dyert qendrimit të Gonzalo në Torino. Mund të qendrojë tek Chelsea, që nëse nuk ndodhin përmbysje të situatave, do të jetë pa merkato deri në verën e 2020 për shkak të dënimit nga Fifa, por e sigurtë është se nuk do të kthehet tek River Plate: "Është gati 32 vjec, është ende herët e mund të japë shumë. Nëse karikohet gjatë këtyre pushimeve mund të jetë në lartësinë e duhur për Juventus" thekson Nicolas për Radio Marte.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI