Flash

Maurizio Sarri trajneri i ri i Juventus: akord për gjithçka, mungon vetëm firma

Lapsi.al 14 June 2019
Maurizio Sarri trajneri i ri i Juventus: akord për gjithçka, mungon

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventus. Në përfundim të një dite intensive në aksin Milano-Londër, janë zgjidhur në fakt të gjitha nyjet që pengonin tratativën të përfundonte. Në kohën kur në Angli avokati i teknikut akordohej me Chelsea për zgjidhjen e kontratës, në Duomo Fabio Paratici e krahu i tij i djathtë Claudio Chiellini përcaktonin me Fali Ramadani, agjentin e Sarri, detajet e fundit të kontratës që do ta lidhë për dy sezone, me opsionin për një të tretë, me kampionët e Italisë.

Pas një pritje të gjatë, një muaj nga lamtumira e Allegri, të gjithë pjesët e mozaikut janë vendosur në vend dhe Sarri mund të buzëqeshë. Edhe dyshimet e fundit janë fshirë. Sarri është zgjedhja e bardhezinjve. Nuk është ende zyrtare, por do bëhet për punë orësh. Vetëm koha për të organizuar konferencën për shtyp të prezantimit.

Vetëm atëherë, për punë Burse, do të bëhen publike detajet e kontratës dhe mënyrën si Juventus arriti të bindë Chelsea të lironte teknikun. Flitet për dëmshpërblim: 6 milionë për tabloidët anglezë, dy plus bonus të lidhur me rezultatet që do të marrin bardhezinjtë për median italiane. Por janë vetëm detaje. Tashmë dyshimet nuk janë më.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI