Flash

Kryemadhi rrëfen arsyet e mungesës: Sapo kreva një operacion të vështirë

Lapsi.al 3 June 2019
Kryemadhi rrëfen arsyet e mungesës: Sapo kreva një operacion

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në protestën e ditës së diel. Ajo shkruan se ka kaluar një operacion të vështirë, por që për fat të mirë ka marrë konfirmimin se rreziku tashmë ka kaluar.

“Përshëndetje të gjithëve! Nëpërmjet këtij mesazhi do të doja fillimisht të falënderoja të gjithë ata mijëra qytetarë, që më kanë shkruar dhe janë interesuar për shëndetin tim. Në pamundësi fizike dhe kohore për t’ju kthyer përgjigje një e nga një, dua t’ju uroj shëndet dhe gëzime paçi gjithmonë. Zoti ju bekoftë dhe mbroftë familjet dhe të dashurit tuaj!

Sot është dita e shtatë, pas një operacioni të vështirë që kam kryer. Ishte një ndërhyrje urgjente që duhej ta kryeja pas insistimit të mjekëve. Sot mora edhe konfirmimin e tyre që rreziku që kisha është tejkaluar, operacioni ka mbaruar me sukses. Këtë problem mjekësor doja ta përballoja vetë, pa shqetësuar askënd tjetër.

Doja, që kjo betejë e imja të mos interferonte aspak, në luftën që shqiptarët po zhvillojnë këto muaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri të drejtë, që në themelin e saj ka votën e lirë dhe jo votimin monist. Për një Shqipëri me taksa të ulta. Për një Shqipëri ku gjithkush të ketë mundësi për punë dhe të jenë të mirëpaguar. Për një Shqipëri ku të gjithë të jemi të barabartë para ligjit. Për një Shqipëri ku të gjithë meritojnë një shërbim shëndetësor dinjitoz.

Për një Shqipëri, ku çdo i ri të ketë mundësi të shkollohet, pa tarifa diskriminuese dhe të mos detyrohet të braktisë mësimet për pa mundësi financiare. Për një Shqipëri, ku çdo qytetar i saj ta ndjejë veten në shtëpinë e tij. Mes këtyre rreshtave desha të falënderoj një shoqen time mjeke, e cila bëri të mundur kryerjen e këtij operacioni. Ajo ka shumë vite që jeton, punon dhe shërben si mjeke dhe profesoreshë në Itali. Shumë nga miqtë edhe “armiqtë” e mi e njohin shumë mirë”, shkruan Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi pati edhe një mesazh për Edi Ramën.

“Me këtë rast doja t’i thoja edhe dy fjalë Edi Ramës. Mos e kthe në çështje personale këtë gjë. Përmbaji ”taborrët” e tu të portaleve dhe komentuesve anonimë, që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Në vend, që këto para të shkojnë në shërbim ndaj tyre, Ti i shpenzon për këtë lukuni anonimësh, që sulmojnë me shpifje, sharje dhe ofendime. Kjo për arsyen e vetme, se nuk ke guxim t’i thuash vetë. Si i paburrë që je urdhëron me SMS portalet e hijes tënde, të shpërndajnë shpifje nga më monstruozet, edhe jo vetëm në këtë rast. Për “Ata”, siç ke filluar t’i etiketosh Ti në logoretë e tua të fundit. Për “Ata” që Ti i quan armiqtë e tu dhe të kastës tënde” – shkruan kryetarja e LSI-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama për opozitën: Kurrë mos u kthefshi!

Pas Kurbinit, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Mirditës, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale të 30 qershori...

19:05

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI