Flash

Basha në Gjermani, takime në grupin e CDU/ CSU

Lapsi.al 3 June 2019
Basha në Gjermani, takime në grupin e CDU/ CSU

Angazhimi i Gjermanisë ndaj perspektivës Europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, zgjerimi i BE, strategjia politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë temat në qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që organizon Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, ku po merr pjesë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në konferencën dy ditore janë angazhuar personalitete të larta të politikës, ekonomisë dhe diplomacisë gjermane.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha do të diskutojë së bashku me anëtarë të grupit parlamentar CDU/CSU sfidat dhe mundësitë lidhur me procesin e integrimit te Shqipërisë në BE si interesi më madhor i çdo qytetari shqiptar.

Në qendër të diskutimeve me personalitetet e larta nga politika dhe industria gjermane është edhe intensifikimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Gjermaninë dhe parashtrimi i planit të Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik të vendit e në veçanti thithja e investimeve gjermane, bazuar në programin ekonomik të hartuar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe ekspertëve ekonomikë të Unionit Kristian-Demokrat Gjerman CDU.

Të këshilluara

Rama për opozitën: Kurrë mos u kthefshi!

Pas Kurbinit, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Mirditës, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale të 30 qershori...

19:05

Rama nga Kurbini: Nuk do të hapim rrugë

Kryeministri Edi Rama duket i vendosur të futet në zgjedhjet lokale pa opozitën, duke mos hapur rrugë. Ai është shprehur se dhe shprehja e vjetër e popullit, ‘h...

17:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI