Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën që të con drejt Këlcyrës. Nga të dhënat e para mësohet se një autoveturë është përplasur me një makinë tjetër tip betoniere. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i autoveturës, 36-vjecari Petro Ngucaj nga fshati Valare i Gjirokastrës. Ai është i transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin 'Omer Nishani'. Mësohet se Ngucaj ka dëmtime të konsiderueshme në trup.
