Flash

Kavajë/ Tentuan të vidhnin një banesë, në pranga dy të rinj me precedentë penalë

Lapsi.al 3 June 2019
Kavajë/ Tentuan të vidhnin një banesë, në pranga dy

Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë dy persona, teksa po tentonin të vidhnin një banesë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale N.R., 33 vjeç dhe A.H., 37 vjeç, të dy banues në Kavajë, të cilët kanë një dosje të pasur penale, duke rezultuar si të dënuar edhe më parë për vjedhje.

Ndërkaq, dy të ndaluarit dyshohen të jenë edhe autorët e katër vjedhjeve të mëparshme të ndodhura në Kavajë në muajin prill. Gjatë kontrollit në automjetin e njërit prej të arrestuarëve, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të racionuar në disa doza.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

Të këshilluara

Rama nga Kurbini: Nuk do të hapim rrugë

Kryeministri Edi Rama duket i vendosur të futet në zgjedhjet lokale pa opozitën, duke mos hapur rrugë. Ai është shprehur se dhe shprehja e vjetër e popullit, ‘h...

17:04

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI