Flash

26 vjet pritje marrin fund në derbi: Partizani-Tirana vlen titullin

Lapsi.al 12 May 2019
26 vjet pritje marrin fund në derbi: Partizani-Tirana vlen titullin

Kryeqyteti hesht në pritje të derbit. Nuk ka rëndësi nëse luan për mbijetesë, për kampion, apo sa pikë i ndajnë dy skuadrat: ajo që tifozët nuk falin është humbja në derbi. E këto vitet e fundit Tirana e ka provuar ca si shumë. 153 përballje me Partizanin superior në fitore 64-47 dhe golavarazh 216-165, por kur bardheblutë e të kuqtë të zbresin në fushë për të 154 herë në kampionat, të dielën në 16.30, kjo nuk do të ketë asnjë rëndësi.

Tirana është e katërta nga fundi në renditje, 25 pikë diferencën nga Partizani, por është momenti ndoshta i vetëm në këtë 5 vjecar të errët në derbi, ku bardheblutë besojnë se mund ti japin fund një ecurie prej 15 ndeshjen qytetase pa fitore. Është ky momenti, sepse bardhebluve përvec thyerjes së dominimit të kuq ndërqytetas, i duhen pikët për të mbajtur larg Kastriotin, pikërisht një javë para sfidës direkte.

Skuadra e Ardian Memës kërkon të japë sinjalin në ndeshjen e duhur se vështirësitë do të mbeten në këtë sezon dhe se bardheblutë janë kthyer të jenë fanella e rëndë me të cilën prezantohet 24 tituj kampionë në histori. Partizani ndjek një ëndërr, që e merr me vete prej 26 vjetësh atë të rikthimit të trofeut në palmaresin e të kuqve dhe ky është viti ku e realiteti është prekur me dorë dhe mbetet vetëm matematika. Skuadra e Skënder Gegës shpallet kampion edhe duke u mundur, gjithnjë nëse në Gjirokastër nuk fiton Kukësi.

Vetëm se në këtë pikë, ka një motivim më shumë për Tiranën: nuk ka gjë më të bukur se ti shkaktojnë një humbje të besuarve të Skënder Gegës, sa për tia shtyrë edhe pak festën e titullit…ose edhe për ti kujtuar se në vitin që u shpallën kampion ata i mundën në derbi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI