Flash

Fiorentina kundër tifozëve, letër e hapur e kërcënuese e presidentit Della Valle: “Ka gjëra që nuk do t'i kalojmë me qytetari…"

Lapsi.al 11 May 2019
Fiorentina kundër tifozëve, letër e hapur e kërcënuese

Duket se nuk ka fund “lufta” mes tifozëve të Fiorentinës dhe pronarëve. Diego Della Valle ka shpërthyer tek La Nazione me një letër të gjatë akuzash ndaj ultrasve fiorentinas: “Nuk e di se si ia arrinte vëllai im të frenonte veten, kur sulmi është ndaj Fiorentinës, që në të gjithë këto vite ka qenë pasioni i tij. Unë, përkundrazi, nuk e pranoj, është një situatë absurde që është zmadhuar qëllimisht nga ata që duan të krijojnë një klimë që i shërben destabilizimit të klubit dhe skuadrës”.

Presidenti i Fiorentinës nuk është mjaftuar me aq, por ka kundërsulmuar me forcë: “Tani jam unë ai që kërkoj përgjigje të sakta dhe konkrete. Kush ulërin që duhet të largohemi, ka harruar që e kemi vënë klubin në dispozicion, por nuk është parë askush, as dhe më idioti i fshatit”. Diego i ka kujtuar të gjithëve që familja Della Valle ka shpenzuar qindra milion euro për të kërkuar ndërtimin e një skuadre që do t’i bënte të gjithë të argëtoheshin e kjo për shumë vjet. Pastaj kujton ofendimet ndaj tyre dhe e mbyll duke thënë: “Për sa më përket mua nuk do të doja kurrë më të kisha raporte me asnjë nga ato, të cilët më kanë ofenduar rëndë mua dhe familjen time”.

Diego Della Valle nuk ndalet: “Uroj që të gjithë ato që kanë vënë këmbë në këtë rrëmujë absurde të kenë zgjidhje konkrete për të sjellë për të ardhmen e klubit, sepse një minutë pas përfundimit të kampionatit do të jenë shumë gjëra, të cilat nuk do të duam t’i kalojmë me qytetari, por me sqarim konkret, vendosmëri dhe të vetëdije absolute për ato që duam të bëjmë”. Për Della Valle duhen propozimet, idetë konkrete, të qarta dhe të realizueshme. Në fund merret dhe me ata që kanë vendosur parrullat natën, duke ofenduar në mënyrë anonime, apo me ata që ulërijnë në mes të grupit: “Mbani përgjegjësitë e juaja siç ne kemi bërë gjithmonë: keni vënë këmbë në një rrëmujë të pazakonte, tani administrojeni atë. Na tregoni se çfarë jeni në gjendje të bëni”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI