Flash

Raiola bllokohet edhe nga Fifa: dënimi bëhet botëror dhe fut në kaos merkaton

Lapsi.al 11 May 2019
Raiola bllokohet edhe nga Fifa: dënimi bëhet botëror dhe fut
Probleme të mëdha për Mino Raiola në prag të merkatos së verës. Menaxheri i fuqishëm, që u dënua nga Federata Italiane e Futbollit, u bllokua tashmë edhe nga Fifa, që ka komunikuar zyrtarisht se e ka shtrirë përtej kufijve italianë pezullimin e vendosur të mërkurën nga Figc. Konfirmohet edhe ndalimi për dy muaj i kushëririt të Raiola, Vincenzo: "Presidenti i Komisionit Disiplinor të Fifa ka vendosur sot të shtrijë në nivel botëror efektet e sanksioneve të vendosura nga Figc për ndërmjetësit Carmine e Vincenzo Raiola - shkruhet në komunikatën e shfaqur në faqen zyrtare të Fifa - Carmine Raiola është ndaluar për një periudhë tre mujore e Vincenzo Raiola për një periudhë dy mujore. Vendimi i komisionit disiplinor të Fifa është marrë sot dhe ka efekt të menjëhershëm". Problem i madh, duke qenë se Raiola nuk mund të ushtrojë profesionin e tij në tre muajt në vazhdim, në të cilat zhvillohet merkato verore e futbollit: qershor e korrik e pjesa e parë e gushtit. Motivi i pezullimit nuk është bërë i ditur as nga Fifa e as nga Figc, por mund të jetë i lidhur me transferimin e Gianluca Scamacca nga Sassuolo tek Zëolle verën e kaluar. Pasi mësoi pezullimin e Figc, Raiola në ditët e kaluara kishte komentuar ashpër: "Kjo ndalesë në Itali nuk është surprizë. Personalisht kam frikë se është një vendim i inspiruar nga logjika të pallatit të pushtetit, pa llogaritur realitetin. Ndoshta nuk mi kanë falur kritikat që i bëra Figc për gjendjen e futbollit italian dhe për episodet e fundit të racizmit, sepse më kanë përfshirë në një histori të shpikur me art, me të cilën nuk kam të bëj fare".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI