Flash

Wolves i mrekullive: Ujqit kanë 'ngrënë' të katër finalistët europian dhe janë gati të vendosin Premier

Lapsi.al 11 May 2019
Wolves i mrekullive: Ujqit kanë 'ngrënë' të

Mbeten edhe pak caste përpara se të ngrihet sipari për skenën më të bukur të futbollit të Premier League. Deri tani jemi mësuar me beteja të jashtëzakonshme e personazhe legjendarë, por epilogu është i gjithi për tu shkruar. Përpara finales së madhe në Madrid e Baku, Amex Arena e Brighton e Anfield do të jenë epiqendra e vemëndjes në atë që quhet “dita e gjykimit” në Premier League, sfida e fundit në distancë mes Manchester City e Liverpool. Skenari edhe këtë herë është gati të dhurojë surpriza: nëse Reds nga njëra anë duhet të shpresojnë në një hap fals të të besuarve të Guardiola, përpara me vetëm një pikë, nga ana tjetër duhet tia dalin kundër Wolverhampton të mrekullive.

Ujqit e Nuno Esperito Santo falë humbjes së fundit të Leicester janë matematikisht në vendin e shtatë dhe mund të kenë ambicje për një kualifikim historik në Europa League, 37 vjet pas finales së 1972 të Kupës Uefa të humbur kundër Spurs. Për të bërë duhet të bëjnë tifo për Citizens në finalen e FA Cup në program në fund të majit, kur skuadra e Pep do të luajë kundër Watford, tjetër befasi në ishull. Por ajo që i mban pa gjumë tifozët e Liverpool është një tjetër fakt: Wolves, të ngjitur këtë vit nga Championship, janë e vetmja skuadër europiane përvec City, që ka marrë një fitore kundër të katër finalistëve të Champions e Europa League.

Misioni si “vrasës i të mëdhenjve” të Ëolverhampton nisi në dhjètor kundër Chelsea. Në Molineux Stadium, Blues të Sarri u dorëzuan 2-1 falë golave të Diogo Jota e Raul Jimenez. Sulmuesi meksikan është golashënuesi i skuadrës së Esperito Santo me 17 gola e këtë verë Fosun Group, fondi i investimeve kineze që në 2016 bleu Ëolves, èshtë gati të paguajë 38 milionë euro për blerjen përfundimtare nga Benfica. Pak javë më pas ishte radha e Pochettino, i mundur 3-1 në Wembley me përmbysje në vetëm 20 minuta: pas golit të barazimit të Boly, Ujqit shkatërruan Tottenham me golat e Jimenez e Helder Costa. Ndërkohë, Klopp i ka thënë lamtumirë që në janar ëndërrës për tripletë. Përgjegjësit për këtë 'fatkeqësi' janë të besuarit e Esperito Santo që e mundën 2-1 Liverpool, me golin e fitores të shënuar nga Ruben Neves. E në fund, në prill u fiksua edhe 3-1 përballë Gunners, të shkatërruar nga goditjet e Doherty, Diogo Jota e Ruben Neves. Nesër në Anfield luhet akti i fundit i sezonit dhe Klopp është i paralajmëruar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI