Flash

Milan nuk ndalet, kërkesë zyrtare në Lega: "Duhet të luajmë në një orar me Atalanta"

Lapsi.al 11 May 2019
Milan nuk ndalet, kërkesë zyrtare në Lega: "Duhet të

Në kohën kur po futemi në fazën decizive të kampionatit e cdo detaj, përfshirë mundësia për të luajtur në të njëjtjën kohë me një rival direkt, mund të bëjë diferencë të madhe për arritjen e objektivave të cdo klubi. Për këtë motiv Milan, në garë për vendin e katërt në Serie A bashkë me Atalanta, i ka kërkuar Lega Serie A të spostojë në orën 20:30 (e jo në 18) ndeshjen kundër Frosinone e të dielës së 19 majit, në mënyrë që të garantojë zhvillimin në një kohë me sfidën e Torinos mes Juventus e bergamaskëve.

Ndeshja e bardhezinjve u shty për në orën 20:30, për ti lejuar bardhezinjve të festojnë në mënyrën më të mirë titullin kampion. Një zgjedhje që e ka detyruar Milan të kërkojë menjëherë ndryshimin e orarit për ndeshjen me Frosinone, që - sipas asaj që bën të ditur Ansa - ka dhënë aprovimin e saj për këtë modifikim të programit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI