Flash

FOTO/ Milan, paqe mes Gattuso e Bakayoko: dy 'sherrxhinjtë' shtrëngojnë duart

Lapsi.al 11 May 2019
FOTO/ Milan, paqe mes Gattuso e Bakayoko: dy 'sherrxhinjtë'
Për Champions bëhet cdo gjë, edhe paqe mes sherrxhinjve. Pas tensioneve të forta të ditëve të kaluara, që lidheshin me zënkën mes teknikut Gennaro Gattuso e mesfushorit Tiemoue Bakayoko, në rastin e ndeshjeve Milan-Bologna, në shtëpinë kuqezi duket se është kthyer qetësia. Sigurisht, sjelljet e francezit në kohët e fundit, nuk i kanë pëlqyer shoqërisë e trajnerit, që pikërisht për këtë motiv me shumë mundësi nuk do të ushtrojë të drejten e blerjes nga Chelsea, por tani duhet menduar ekskluzivisht për kampionatin dhe marrjen e vendit të katërt. Në këtë pikë, vlen gjithcka, mbi të gjitha harmonia brenda dhomave të zhveshjes. Për këtë arsye, Milan, përmes faqes zyrtare në Tëitter, ka publikuar një foto, ku tregohet shtrëngimi i duarve mes teknikut e mesfushorit. Me pak fjalë, më e keqja duket se është lënë pas shpine.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI