Flash

Video / Europa League: Lacazette dhe Aubameyang mposhtin Valencia, Pedro shpëton Chelsea

Lapsi.al 2 May 2019
Video / Europa League: Lacazette dhe Aubameyang mposhtin Valencia, Pedro

Arsenal-Valencia dhe Eintracht Frankfurt-Chelsea kanë luajtur sot takimet e vajtjes në kuadër të gjysmëfinaleve të Europa League. Arsenal ka triumfuar 3-1 ndaj Valencia, ndërsa Chelsea ka marrë një barazim minimal në ndeshjen që u zhvillua në Gjermani. Kështu pas kësaj fitoreje londinezët e drejtuar nga Unai Emery shkojnë më komodë në ndeshjen e kthimit në Spanjë. Nga ana tjetër, gjithçka ka mbetur e hapur për Chelsea që do të presë në shtëpi Eintracht.

Në "Emirates Stadium" të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët. Mouctar Diakhaby shënoi në minutën e 11' të takimit. Nuk ka vonuar reagimi i vendësve, me Aubameyang që niset me furri për t'i shërbyer më pas një asist Alexandre Lacazzete që shënon në të 18'. Pas vetëm 8' minutash francezi realizoi edhe golin e dytë (26'). I shkëlqyer këtë mbrëmje, Aubameyang shënoi golin e tretë në minutën e 90' duke vulosur rezultatin e ndeshjes.

Në takimin tjetër, gjithcka ka mbetur e hapur pas barazimit 1-1 mes Eintracht Frankfurt dhe Chelsea. Vendësit shënuan të parët me anë të Luka Jovic në minutën e 23'. Por përpara se skuadrat të shkonin në pushimin pas pjesës së parë, Chelsea barazoi rezultatin me Pedro Rodriguez (45'). Edhe futja e Hazard dhe Kovacic në pjesën e dytë, nuk solli asnjë ndryshim për Chelsea, ndërsa nuk pati minuta për Higuain.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI