Flash

Video/ Goditje dënimi? Po, për Liverpool! Grushti i Messi tërbon Reds: "Duhet skualifikuar"

Lapsi.al 2 May 2019
Video/ Goditje dënimi? Po, për Liverpool! Grushti i Messi tërbon
Polemikat nuk vonuan. Mbërritën si gjithnjë, me përpikmëri! Tifozët e Liverpool nuk janë më vetëm, sepse tani edhe ata të Real Madrid dhe të gjithë anti-barcelonistët janë me ta: 3-0 i Barcellona, në ndeshjen e vajtjes gjysëmfinale të Champions, zhvilluar në Camp Nou, ka lindur në fakt nga një gabim i pafalshëm (sipas kundërshtarëve të argjentinasit) i arbitrit Bjorn Kuipers, që ka ngatërruar "të majtën" qme të cilën argjentinasi goditi Fabinho për një faull të lojtarit të Liverpool në dëm të 10 blaugrana. Imazhet që në këndvështrimin e videos që qarkullon në rrjet duket se evidentojnë një goditje me grusht të Leo, më tepër se një bllok të mesfushorit të Reds ndërsa Messi tentonte kombinimin me Suarez. Përsëritje të tjera në fakt janë më pak të qarta. Por ndërkohë është polemikë dhe tifozët e Liverpool kërkojnë tashmë skualifikimin e argjentinasit!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI