Flash

Nuk ka një çështje Cordeiro: Drejtori Sportiv i Kukësit sqaron se braziliani është pjesë e projektit

Lapsi.al 2 May 2019
Nuk ka një çështje Cordeiro: Drejtori Sportiv i Kukësit

Asnjë cështje tek Kukësi përsa i përket lojtarëve Cordeiro e Reginaldo, të paktën sipas qendrimit të Drejtorit Sportiv të Kukësit, Nderim Nexhipi. Braziliani ka një kontratë me opsion të rinovimit të mëtejshëm edhe për një tjetër vit, ndërsa Reginaldo është i lidhur me klubin veri-lindor deri në fund të sezonit.

Në fakt Cordeiro është drejtuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për tu informuar për kohën kur aktivizohet automatikisht rinovimi I kontratës, por sipas Nexhipit nuk bëhet fjalë për një dëshirë të lojtarit për të mbyllur bashkëpunimin me Kukësin, por vetëm për të ditur kohën kur do të ulet në bisedime për kontratën, duke qenë se lojtari kërkon një rishikim të disa pikave. Sipas Nexhipit braziliani është pjesë e projektit të klubit edhe për edicionin e ardhshëm, ndaj palët janë gati të bisedojnë për të vazhduar bashkëpunimin, për më tepër që edhe nga lojtari sinjalet janë positive.

Disi më ndryshe për Reginaldon, kontrata e të cilit nuk parashikon rinovimin automatik. Qendërsulmuesi mozambikas e ka kontratën me Kukësin deri në fund të këtij edicioni, por edhe me të do të bisedohet për kontratën e re. Megjithatë, tensionet e fundit të krijuara me lojtarin, nuk janë në favor të tij, por forma e treguar në javët e fundit mund të bëjnë diferencën që sulmuesi të jetë akoma me Blutë sezonin e ardhshëm, pavarësisht ardhjes së Shkurtajt.

Të këshilluara

Video/ Suarez ndëshkon ish-skuadrën e tij

Barcelona merr avantazhin në Camp Nou përballë Liverpool me golin e parë në Champions League në këtë sezon të Luis Suarez. Sulmuesi uruguajan, ndëshkon kështu i...

21:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI