Flash

25 vjet pa Ayrton: Imola 1994, kthesa e fundit e Senna

Lapsi.al 1 May 2019
25 vjet pa Ayrton: Imola 1994, kthesa e fundit e Senna

Ishte ora 14.17 e të dielës së 1 majit 1994 kur Williams FW16 e Ayrton Senna shkonte shigjetë në kthesën e Tamburello në Imola, për shkak të një thyerje në sistemin e drejtimit, gjë që i shkaktoi vdekjen kampion brazilian, i goditur në fytyrë nga një krah i sistemit, një teh që hyri brenda kaskës përmes xhamit mbrojtës. Kanë kaluar 25 vjet nga ajo pasdite e tmerrshme, mbushur me dëshpërim deri në limitet e të pabesueshmes. Senna pas Roland Ratzenberger, që humbi jetën 24 orë më parë nga përplasja e Simtek kundër murit Tosa, vetëm 300 metra larg Tamburellos, pikërisht kur frika për fluturimin e Jordan të Barrichello në provat e të premtes dukej se mbeti pas.

Përgatitjet për një ëeekend passione e festa mbetën aty. Vdekja e Senna, ishte një tragjedi globale. Akoma edhe sot miliona persona në gjithë botën kujtojnë ekzaktësisht ku ishin e cfarë po bënin në 14.17 të të dielës së 1 majit 1994. Janë larg dhe të shfokusuara imazhet e funeralit të kampionit të Formula 1 në San Paolo të Brazilit, por janë ende aktuale ato të luleve, flamujve e homazheve që njerëzit i bëjnë Ayrton Senna në majën e kodrës së varrezave në Morumbi.

Janë shumë larg tashmë polemikat mbi sigurinë dhe seancat e procesit. Tek Williams nuk e kanë humbur kuptimin arritjet e Senna gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, për disa detaje e paarritshme, e nisur në Kart në Itali, e vazhduar në Formula 3 në Angli, deri tek mbërritja në Formula 1 në 1984 modestët e Toleman, shkalla e nevojshme e fillimit të një ngjitje triumfale, në një dekadë: tre Botëror të fituar me McLaren-Honda, 41 fitore e 65 pole position.

25 vjet pa kampionin brazilian nuk e kanë zbehur boshllëkun, nuk e kthejnë as minimalisht madhështinë e Ayrton, por mbetet akoma humanizmi i tij, mbetet magjia e nostalgjia. Vetëm se në disa momente, pikërisht si sot, kjo nostalgji është edhe më prezente. Mbetet gjithashtu krenaria se ishim dëshmitarë për veprimet në pistë të një kampioni aq modern e kaq të ndryshëm nga të gjithë, madje unik. Magjik.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI