Flash

Inferior edhe në përzgjedhje: arbitra luksemburgas në Superiore

Lapsi.al 1 May 2019
Inferior edhe në përzgjedhje: arbitra luksemburgas në Superiore

Gilles Becker, Alain Durieux dhe David Matues janë arbitrat luksemburgas, të cilëve do ti besohet një ndeshje e javës së 32 të Superiores. Një lajm që bëhet e ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të bashkëpunimit mes homologët luksemburgas. Një kthim kortezie, me pak fjalë, sipas marrëveshjes institucionale, kur dy javë më parë ishte treshja shqiptar, me kryesor Juxhin Xhajën dhe Ilir Tartarin e Emigers Ganxhi si asistent, që gjykuan një ndeshje në Superligën e Luksemburgut.

Në të tilla inisiativa nuk ka asgjë të keqe, vetëm se Federatën për të bashkëpunuar FSHF mund ta kishte zgjedhur më mirë, duke kujtuar se në një shkëmbim eksperiencash vlen mbi të gjitha niveli ku kërkohet eksperienca. Luksemburgu, me gjithë respektin, nuk ka një kampionat më të fortë se i vendit tonë, ndaj në këtë pjesë ata që përfitojnë janë ata. Arbitri Becker dhe asitentët e tij Duriez dhe Matues do të gjykojnë një ndeshje për tu përcaktuar në Superiore, por jashtë kësaj marrëveshje askush nga klubet shqiptare nuk do të kishte kërkuar të gjykohej nga një treshe luksemburgase, në kohën kur sa herë ka qenë mundësia për të thërritur të huajt për të vënë drejtësi, janë preferuar gjithnjë kampionatet elitarë të futbollit.

Edhe pak kohë më parë, bashkëpunimi sipas marrëveshjes së dt Federatave ishte me Maltën, një tjetër vend me futboll inferior ndaj nesh e që nuk mund të ofronte eksperiencë më të mirë për arbitrat tanë. Ndaj në këtë pikë FSHF duhet të kishte menduar dicka ndryshe, të vetmit që nuk përfitojmë nga këto bashkëpunime e shkëmbime eskperiencash jemi ne...

Të këshilluara

Video/ Ajax bën të heshtë Tottenham Stadium

Në gjysëmfinalen e vajtjes së Champions League Tottenham po befasohet në shtëpi nga një Ajax edhe një herë brilant. Holandezët e talentuar të Ten Hag kanë marrë...

21:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI