Flash

Video/ Hedhin kalimtarët në shatërvan: tension e përplasje në Barcelonë, arrestohen 6 tifozë të Liverpool

Lapsi.al 1 May 2019
Video/ Hedhin kalimtarët në shatërvan: tension e përplasje
Tension i lartë në Barcellona para ndeshjes gjysëmfinale të Champions. Tifozët e Liverpool kanë pushtuar qytetin për ndeshjen e madhe dhe nuk mund të mungonin problemet. Sipas El Mundo Deportivo, gjashtë tifozë anglezë janë arrestuar sepse kanë goditur me shishe policinë, që ka ndërhyrë për të qetësuar atmosferën. Gjithcka ka nisur sepse disa ultràs të Liverppol, me shumë mundësi në gjendje të dehur, kanë sulmuar kalimtarët, duke i hedhur në shatërvanin e Placa Reial. https://www.youtube.com/watch?v=WSlwjs33SHE Në Camp Nou rritet pritshmëria për ndeshjen e parë kundër Liverpool, por nëpër rrugët e qytetit "beteja" ka nisur tashmë, duke vënë në skenë më të shëmtuarën e futbollit. Në Barcelonë forcat e rendit janë munduar të mbajnë nën kontroll ultràsit anglezë, por situata më e tensionuar është regjistruar në afërsi të shatërvanit të Placa Reial, ku tifozë të Liverpool janë kapur me kalimtarët duke i hedhur në ujë, duke postuar gjithcka në rrjetet sociale. Sjellje që Liverpool ka dënuar menjëherë, duke u vënë në dispozicion për të bashkëpunuar me forcat e rendit për të identifikuar përgjegjësit e episodeve të dhunshme. "Liverpool po bashkëpunon me autoritetet spanjolle për të identifikuar personat e përfshirë në incidente - shkruhet në një komunikatë të klubit -. Sjellje të tilla janë të papranueshme e nuk do të tolerohen".

Të këshilluara

Video/ Ajax bën të heshtë Tottenham Stadium

Në gjysëmfinalen e vajtjes së Champions League Tottenham po befasohet në shtëpi nga një Ajax edhe një herë brilant. Holandezët e talentuar të Ten Hag kanë marrë...

21:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI