Flash

"Nuk jam nga ata që qëllojnë pas shpine": Batha sqaron sherrin me Radas dhe prêt një ‘dhuratë’ nga Partizani

Lapsi.al 1 May 2019
"Nuk jam nga ata që qëllojnë pas shpine": Batha sqaron

Pas një serie prej pesë rezultatesh pozitive në kampionat, Flamurtari është rrëzuar në Korcë, në një humbje ndoshta të paralajmëruar nga situate e vështirë financiare e klubit vlonjat. Megjithatë, kuqezinjtë janë në vendin e tretë dhe me mundësi reale për të arritur zonën Europa League. Idriz Batha nuk është shmangur në deklaratat e tij, duke kujtuar se askujt nuk duhet ti shkonte në mendje se mund të fitohen të gjitha ndeshjet, sidomos në një moment të tillë.

“Humbja në Korcë nuk është se ndryshon dicka në luftë për europën, - komentoi mesfushori -, por pas një serie rezultatesh pozitive, natyrisht që mund të vinte edhe humbja, pasi jo gjithmonë fitohet. Askujt të mos i shkojë në mendje se mund ti fitojë të gjitha ndeshjet. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë pavarsisht rezultatit dhe tashmë duhet të shohim përpara”.

Ndoshta kjo ngarkesë psikologjike ka bërë që të lëshohen nervat dhe në fund të takimit mesfushori gjirokastrit i Flamurtarit të konfrontohet me Marko Radas të Skënderbeut. Batha ka zbuluar dinamikën e ngjarjeve, duke theksuar se nuk ndodhi asgjë për tu fryrë kaq shumë.

“Episodi me Radas? Në fakt jam unë ai qe jam ofenduar gjatë gjithë kohës edhe nga vetë Radas - tregoi mesfushori i Flamurtarit -, por nuk jam nga ata që qëllon pas shpine dhe ikën me vrap. Mendoj se episodi i cili nisi që në fillim të ndeshjes me fyerje të shumta, është fryrë më shumë se duhet në mediat e shkruara”.

Megjithatë në garën për një vend në Europë duhet patur parasysh edhe kalendari, që për vlonjatët nuk është se duket shumë i favorshëm, por ku Batha, për të cilin Partizani është gjithnjë një ndeshje speciale, prêt një dhuratë…thjesht për faktin se Flamurtarit I duhen pikët më shumë se të kuqve…

Te shtunen ne Vlore vjen Partizani dhe meqë ata e kanë siguruar titullin mirë është të mos mobilizohen dhe të fitojmë ne – bën shaka Batha -. Pikët janë më të nevojshme për Flamurtarin se sa Partizanin. Por duhet kërkuar maksimumi në të gjitha takimet që kanë mbetur”.

Vlonjatët do të rikthehen të luajnë në shtepi, ku të shtunën në orën 15 do të presin Partizanin, një ndeshje aspak e lehtë, por ku kërkohet fitorja, për të harruar humbjen në Korcë, e për të përfituar nga ecuria positive brenda mureve të shtëpisë për skuadrën e Ilir Dajës.

Të këshilluara

Video/ Ajax bën të heshtë Tottenham Stadium

Në gjysëmfinalen e vajtjes së Champions League Tottenham po befasohet në shtëpi nga një Ajax edhe një herë brilant. Holandezët e talentuar të Ten Hag kanë marrë...

21:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI