Flash

"Ndihem mirë, jam i qetë": Casillas flet nga spitali, pas infarktit

Lapsi.al 1 May 2019
"Ndihem mirë, jam i qetë": Casillas flet nga spitali, pas
Iker Casillas, portieri kampion i botës me Spanjën në 2010, i rritur tek Real Madrid dhe portier i Blancos nga 1999 në 2015, tani në sezonin e tij të katërt tek Porto, është goditur nga infarkti i miokardit gjatë stërvitjes së paradites. I shtruar me urgjencë në spitalin e Oporto, Casillas është operuar menjëherë dhe është jashtë rrezikut për jetën: "Ndihem mirë - ka komunikuar portieri vetë - gjithcka është në kontroll. Vetëm një frikë e madhe. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që treguat". Porto kishte menduar të qetësonte tifozët, shokët e skuadrës dhe kolegët, që shpejtuan të tregojnë ndjeshmërinë e tyre me spanjollin, duke bërë një komunikatë për shtyp për gjendjen e Casillas, që në 20 maj do të mbushë 38 vjec: "Iker - shkruan komunikata e klubit - ka pësuar një infarkt të miokardit gjatë stërvitjes. Seanca u ndërpre për ti dhënë ndihmën e duhur portierit, që ndodhet në spitalin CUF të Oporto. Është mirë dhe gjendja e tij është stabël. Problemi kardiak është zgjidhur".

Të këshilluara

Video/ Suarez ndëshkon ish-skuadrën e tij

Barcelona merr avantazhin në Camp Nou përballë Liverpool me golin e parë në Champions League në këtë sezon të Luis Suarez. Sulmuesi uruguajan, ndëshkon kështu i...

21:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI