Flash

Kërcënohet me hanxhar e kaçavidë në qafë vëllai i Arthur: hajdutët e ndeshjeve godasin përsëri gjatë Champions

Lapsi.al 2 May 2019
Kërcënohet me hanxhar e kaçavidë në qafë

Asnjë minutë në fushë e shtëpia e grabitur nga hajdutët. Në nivel personal ishte një e mërkurë për tu harruar për mesfushorin e Barcellona Arthur. Gjatë ndeshjes së katalanasve në Champions, kundër Liverpool, dy njerëz me maskë janë futur në shtëpinë e brazilianit e, pasi kërcënuan me vdekje të vëllain me hanxhar e kacavidë të vendosur në qafë, kanë vjedhur xhevahirët dhe një rolex. Lajmin e ka bërë të ditur 'El Taquígrafo'.

Në shtëpi ishte vetëm i vëllai që po ndiqte gjysëmfinalen e Champions League në televizion. Sipas një ndërtimi të parë të ngjarjes, dy kebërësit kanë përfituar nga një dritare e hapur për tu futur brenda. Kanë kërcënuar për vdekje djaloshin, duke i vënë kacavidën në qafë e mbi cështjen tani po heton policia spanjolle.

Nuk është rasti i parë që hajdutët në Spanjë zgjedhin kohën e ndeshjeve, për të vjedhur shtëpinë e futbollistëve që janë në fushën e lojës. I fundit e kishte pësuar Boateng.

Të këshilluara

Video/ Suarez ndëshkon ish-skuadrën e tij

Barcelona merr avantazhin në Camp Nou përballë Liverpool me golin e parë në Champions League në këtë sezon të Luis Suarez. Sulmuesi uruguajan, ndëshkon kështu i...

21:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI