Flash

Ronaldo: "Tek Juventus tregova se nuk jam nga ata që bëjnë zhurmë kot"

Lapsi.al 2 May 2019
Ronaldo: "Tek Juventus tregova se nuk jam nga ata që bëjnë

Nga kolonat e Icon, suplementi i El Pais, Cristiano Ronaldo ka folur për përshtatjen e tij në kampionatin italian dhe tek Juventus. "Gjëja e parë që bëj kur shkoj në një klub të ri është të jem vetvetja - ka shpjeguar portugezi - Etika ime e punës është gjithnjë e njëjta. Tek Juven jam përshtatur plotësisht. E panë të gjithë që nuk jam nga ata që bëjnë zhurmë kot ".

Portugezi i ka idetë e qarta edhe për të ardhmen, ndonëse për momentin ky variant duket i largët: "Të bëhem trajner? Përse jo?". Një karrierë e ndërtuar me sakrificë e punë, përtej aftësive natyrale. "Duhet të jesh kokëulur, të mësosh se nuk di gjithcka. Nëse je inteligjent, fiton gjëra të vogla që të përmirësojnë si atlet".

Një jetë e kaluar në dhomat e zhveshjes dhe CR7 është nga ata që i kanë ndryshuar disa herë, për shkak të eksperiencave në klube të ndryshme dhe në kampionate të ndryshme. "Kudo flitet për futboll, as më shumë e as më pak. Por edhe për gjëra normale".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI