Flash

Al Khelaifi braktis PSG për Romën? Në Katar e konfirmojnë, Pallotta jo: "Gjithçka false"

Lapsi.al 2 May 2019
Al Khelaifi braktis PSG për Romën? Në Katar e konfirmojnë,

Zërat për një interesim për Roma nga ana e Qatar Sports Investment po bëhen gjithnjë e më të fortë, edhe pse nga klubi kryeqytetas në Itali vazhdojnë ta mohojnë. Sipas Le Parisien, arabët janë në bisedime për blerjen e klubit verdhekuq. Pronari i Psg, Al Khelaifi, është lodhur duke mos pasur rezultatet e shpresuara në Europë e, edhe për shkak të taksave të forta për tu paguar në Francë, dëshiron të provojë një tjetër aventurë në një tjetër kampionat. E Roma është zgjedhja që bën për këtë rast.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i L’Observatoire du Qatar, Nabil Ennasri, sipas të cilit, Psg do të mbajë të njëjtën pronësi. "Interesimi i Qatar Sports Investment për Romën duhet të lexohet si vullneti i një sensibilizimi që vendi i Gjirit Persik dëshiron të cojë përpara, përmes sportit. Psg, në këtë mënyrë, nuk do të jetë më e vetmja skuadër, por do të mbetet epiqendra e strategjisë", ka bërë të ditur ai.

I menjehërshëm mohimi i bërë nga presidenti i Romës, James Pallotta. "Qatar Sports Investment dëshiron të blejë Romën? Nuk ka asgjë të vërtetë, është false", ka përsëritur numri 1 i klubit Romapress.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI