Flash

Video/ Shikoni festimin e çmendur të dy anglezëve: Ferdinand e Lineker harrojnë komentimin, pas perlës së Messi

Lapsi.al 2 May 2019
Video/ Shikoni festimin e çmendur të dy anglezëve: Ferdinand e

Champions League dhuron emocione e Lionel Messi ishte, edhe këtë herë, i jashtëzakonshëm. Vështirë të gjesh një epitet të përshtatshëm për numrin 10 të Barcelonës, pas performancës së bërë në Camp Nou, në gjysëmfinalen e vajtjes kundër Liverpool. E vështirë të mendosh që dy anglezë mund të gëzohen kaq shumë për fatkeqësinë e një skuadre angleze, edhe pse goli i shënuar nga kampioni i katalanasve është spektakolar.

https://clips.clippit.tv/dnbaba/360.mp4

Në kabinën e transmetimit ishin anglezët Rio Ferdinand e Gary Lineker, në rolin e opinionistëve për tv BT Sport, që nuk kanë arritur ta frenojnë lumturinë e tyr, pas golit të 3-0 të shënuar nga Pleshti me një goditje dënimi të telekomanduar.

Një gol i jashtëzakonshëm, edhe për ata që nuk janë tifozë të Barcellona, një gjest teknik fenomenal, por duket se festimi i cmendur i dy komentatorëve anglez ka rrënjë më të thella. Mbrojtësi ka qenë një kolonë e Manchester United e rivaliteti me Reds është i ditur, ndërsa sulmuesi ka luajtur në skuadrën tjetër të Liverpool, Everton, e madje edhe me Barcelonën. Dy anglezë të cmendur nga gëzimi për një gol të pësuar nga një skuadër angleze dhe kjo vetëm e bukur nuk është...

https://www.youtube.com/watch?v=GhoOu4eVPHI

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI