Flash

Ritvan Zykaj vizitohet për herë të parë gjatë qëndrimit në burg nga një i afërm

Lapsi.al 2 May 2019
Ritvan Zykaj vizitohet për herë të parë gjatë

Pas masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj ka rreth 9 muaj që qëndron në qeli, i braktisur prej familjarëve. Pas kaq kohë, vëllai i tij ka shkuar për ta takuar atë, kurse familjarët e tjerë nuk janë parë t’i afrohen godinës ku ai qëndron i izoluar.

Zykajt nuk i ka bërë përshtypje kjo vizitë, madje as i ka kërkuar ndonjë gjë të vëllait. Ai vazhdon të qëndrojë pa folur me askënd, dhe pjesën më të madhe të kohës dëgjohet të flasë me veten, apo të lexojë mbrapsht librat e rekomanduara nga psikologia e burgut.

Ndërkohë në Gjykatën e Vlorës, gjyqi ndaj tij po vazhdon. Në seancën e kaluar shkoi vetëm një dëshmitar, fqinji i tij. Ai i kërkoi gjykatës dhe prokurorisë të mos e thërrisnin më sepse nuk kishte mundësi.

Kurse dëshmitarë të tjerë që ditën e masakrës ndodheshin në Resulaj, janë larguar të gjithë nga fshati. Dikush është larguar jashtë kufijve, dikush tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit.

 

Të këshilluara

Lezhë, humb jetën një peshkatar

Një ngjarjë e rëndnë ka ndodhur në Lezhë gjatë mesditës së sotme. Një peshkatar 37 vjeçar, banues në fshatin Balldren, ka humbur jetën gjatë peshkimit. Vi...

14:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI