Flash

“Çfarë do të mbillni do të korrni”, zv.ministrja e Arsimit sqaron gafën në panair

Lapsi.al 2 May 2019
“Çfarë do të mbillni do të korrni”,

Zëvendës ministrja e Arsimit, Lorena Haxhia është prononcuar këtë pasdite në emisionin “Ftesë në Pesë” për atë që u konsiderua si gafë gjatë fjalimit të mbajtur ditën e djeshme në Panairin e Punës. Lorena pranoi se ishte shumë e ndërgjegjshme për artikulimin e atillë të shprehjes popullore “çfarë do të mbillni do të korrni” dhe nuk e konsideron si një ngatërresë nga ana e saj. Ajo shtoi më tej se u interpretua si e tillë dhe u bë virale për shkak të deformimit nga mediat.

“Në fjalën përmbyllëse unë citova dhe thashë ‘nisjani me punë dhe çfarë të korrni sot në panair, do të mbillni nesër në tregun e punës’. Çka do të thotë, të gjithë studentët ishin të ekspozuar ndaj ofertave të punës që ishin prezente në stendat e Panairit, ndaj ata kanë mbjellë përgjatë një procesi të gjatë studimesh, tani ishte momenti që të korrnin ato dije që kanë akumuluar, e më pas ky proces është i pambarimtë gjatë gjithë jetës…”, deklaroi Haxhia.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI