Për shkak të protestës së opozitës dhe bllokimit të disa akseve rrugore në vend, policia ka marrë disa masa për devijimin e trafikut në rrugë alternative.
Gjatë protestës policia rrugore do të jetë në nyjet më të rëndësishme të çdo qyteti. Në akset ku do të grumbullohen mjaft protestues përveç policisë rrugore do të jetë edhe ajo e rendit që do të filmojë dhe identifikojë protestuesit.