Flash

Basha prezanton programin e PD për shëndetësinë: Brenda 4 vitesh rroga e mjekëve shkon 1200 euro

Lapsi.al 26 April 2019
Basha prezanton programin e PD për shëndetësinë: Brenda 4

Partia demokratike ka vijuar me paraqitjen e programit politik në shëndetësi. Në takimin rajonal për vizionin dhe sfidat e shëndetësisë, kreu i PD akuzoi qeverinë se po e shkatërron këtë sektor më anë të PPP-ve korruptive dhe të pakontrolluara, dhe si rezultat i kësaj sipas kreut të PD pacientët po konsumojnë ilaçe të skeduara.

"1 në 10 ilaçe sipas Organiztatës Botërore të Shëndetësisë bën pjesë në industrinë e fake-drugs. Një vit para se qeveria Rama ti hapte derën kanabisit, pastaj heroinës dhe kokainës, i hapi derën mafias farmaceutike.", tha Basha.

Kreu i PD premtoi para studentëve të mjekësisë se me ardhjen e tyre në pushtet do të rrisë pagën minimale për mjekët dhe infermierët.

"Brenda 4 vjeçarit të qeverisjes sonë, paga minimale për mjekët do arrijë 1200 euro në muaj dhe paga minimale për infermierët do arrijë 700 euro në muaj.", tha Basha.

Deputeti i CDU-së në Budenstagun gjerman Martin Henze, i cili po asiston selinë blu në hartimin e programit, kërkoi nga qeveria që të kontrollohen dhe të monitorohen PPP-të dhe të mos jepen për një afat mbi standardet e BE-së.

“Ju ne Shqipëri duhet të keni një ligj të posaçëm për PPP-të. Rekomandimi ynë është që të respektohen kriteret e BE-së që të mos krijohen monopole. Koncensionari i Check up në Shqipëri ka krijuar monopol dhe kjo ka sjellë ndikim negativ në cilësi. Monopoli në një sektor prek konkurrencën e lirë.", tha Martin Henze.

Ndër të tjera deputeti gjerman tha se në vendet e BE-së tenderët jepen për një afat kohor 40-80 vjet.

Të këshilluara

Serbia frikë nga Shqipëria e Madhe

Për Serbinë nuk mund të ketë dy shtete shqiptare në Ballkan, ndërsa është çështje kohe derisa Kosova dhe Shqipëria të bashkohen. Këto deklarata janë të ministri...

15:04

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI