Flash

VIDEO/ Dalin pamjet E RENDA si u aksidentua 6-vjeçari, shoferja 35-vjeçare lirohet

Lapsi.al 22 April 2019
VIDEO/ Dalin pamjet E RENDA si u aksidentua 6-vjeçari, shoferja

Emisioni “BOOM” në RTV Ora ka investiguar mbi një aksident automobilistik të ndodhur në qytetin e Divjakës 8 muaj më parë. Një fëmijë 6-vjeçar i identifikuar si Avram Bashuri u përplas për vdekje nga një 35-vjeçare e cila drejtonte mjetin tip “Benz”. Emisioni ka publikuar pamjet e aksidentit.

Sipas dëshmisë së prindërve, prokuroria dhe gjykata nuk kanë marre parasysh pamjet filmike ku sipas tyre shihet qartë shpejtësia shumë e madhe e drejtueses së mjetit, M.M. ndërkohë që në vendin e ndodhjes së aksidentit shpejtësia e lejuar është 20 km/orë. Mamaja e 6 vjeçarit, Lindita Bashuri thotë se as prokuroria, as ekspertët, as gjykata, nuk e mori parasysh këtë fakt dhe brenda një kohe rekord, 7 muaj përfundon gjithçka.

“Çështja mbyllet dhe M.M. që më aksidentoi fëmijën, del e pafajshme. E dinim që kjo çështje do të mbyllej se pas saj qëndron një deputet, i cili ka dhënë urdhër që kjo dosje të mbyllet. Ajo që më vrau më shumë është se askush nga familjarët e vajzës që shkaktoi aksidentin nuk erdhi qoftë edhe për të kërkuar falje. Ne kemi fakte që djali ynë është i pafajshëm” – thotë nëna e të miturit.

Edhe pse në rikqyrjen e vendngjarjes theksohet se shpejtësia e lejuar është 20 km/orë, Prokurori Dritan Marku pretendon se nuk e di këtë fakt. Sipas emisionit 3 ekspertë kanë firmosur se shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 40 km/orë. ©LAPSI.al

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/aksidenti.mp4"][/video]

Të këshilluara

Nishani: Partia e Patozit e financuar nga Rama

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi në emisionin “Open” në TCH se themelimi i partisë së re që pr...

21:43

Grekët paradë në SHBA me foton e Kacifasit

Për grekët Konstandinos Kacifas do të jetë një hero, pavarsisht se në Shqipëri ai tentoi të vrasë policinë. Këtë herë grekët kanë shfaqur dashurinë për Kacifas ...

19:42

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI