Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut në dorë të shqiptarëve

Lapsi.al 22 April 2019
Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut në dorë të

Një ditë pas raundit të parë zgjedhor, dy kandidatët të cilët do të garojnë në raundin e dytë, janë fokusuar tek votat e shqiptarëve të Blerim Rekës. Kandidati i qeverisë, Stevo Pendarovski nga sot ka nisur fushatën duke i bërë thirrje votuesve shqiptar që ta mbështesin atë në raundin e dytë me qëllim që të mos fitojë, siç thotë ai, opsioni i bllokimit të proceseve euroatlantike.

“Deklarata e mbrëmshme e Blerim Rekës më pëlqeu i cili tha se secili nga votuesit e tij janë individë me të drejtë të vendosin vetë dhe të votojnë siç duan ata. Mendoj që të gjithë ne duhet ta mbrojmë këtë qëndrim”-pohoi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Opozita maqedonase gjithashtu synon votat e opozitës shqiptare. Sipas Igor Janushev, të gjithë qytetarët duhet t’i bashkohen konceptit të Gordana Siljanovskës.

“ I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve duke mos i ndarë në asnjë bazë të mundshme. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike, organizata, shoqata dhe persona fizik”-theksoi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

BDI e cila u akuzua se ka bojkotuar procesin zgjedhor, nuk pranon një gjë të tillë. Sipas shefit të shtabit zgjedhor të kësaj partie, Izet Mexhiti thotë se dallimin mes Pendarovskit dhe Siljanovskas e bëri BDI, duke garantuar se të njëjtën do ta bëj edhe ne raundin e dytë.

“BDI ka mbështetur Pendarovskin dhe pikërisht votat e BDI-së janë arsye pse Pendarovski prinë si kandidat në nivel republikan. Tashme është shumë e qartë se Aleanca dhe zotëri Reka kanë dalë me kandidaturë në këtë zgjedhje vetëm për ta ndihmuar Siljanovskan dhe për ta ndihmuar VMRO-DPMNE-në të kthehet në skenë”-pohoi Izet Mexhiti, shef i shtabit zgjedhor, BDI.

Sipas Mexhitit, BDI nuk ka humbur legjitimitetin tek shqiptarët, pasi sipas tij zgjedhjet presidenciale nuk janë relevante për të matur një gjë të tillë. Ai shton se në Dibër u dëshmua se cili opsion politik gëzon legjitimitetin e shqiptarëve. Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe kandidati Blerim Reka që në paraqitjen e para pas përfundimit të procesit zgjedhor qartësuan se nuk kanë për qëllim të orientojnë apo urdhërojnë trupin votues për kë të votojnë, duke mohuar çdo pazar të mundshëm me cilën do palë./Alsat Maqedonia

Të këshilluara

Grekët paradë në SHBA me foton e Kacifasit

Për grekët Konstandinos Kacifas do të jetë një hero, pavarsisht se në Shqipëri ai tentoi të vrasë policinë. Këtë herë grekët kanë shfaqur dashurinë për Kacifas ...

19:42

Lubonja: 'Opozita e re' i shërben Edi Ramës

Analisti Fatos Lubonja shprehet se lëvizja e re opozitare, është në shërbim të qeverisë dhe jo një lëvizje e mirëfilltë politike. Sipas Lubonjës, opozita e re n...

17:53

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI