Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Itali, shqiptarët përleshen me thika në parkingun e një supermarketi

Lapsi.al 22 April 2019
Itali, shqiptarët përleshen me thika në parkingun e një

Një përleshje me thika është regjistruar mbrëmjen e së premtes mes 4 shqiptarëve në parkingun e një supermarketi në zonën pranë Capitinit në Perugia.  Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë larja e hesapeve. Dy vëllezër shqiptarë, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur kanë goditur me shkop bejsbolli makinën e dy personave të tjerë.

Mediat vendase shkruajnë se skena ndodhi para një “Fast Food-i”. Dy vëllezërit kanë goditur vazhdimisht makinën me shkopin e bejsbollit, duke i thyer xhamat dhe më pas me forcë kanë nxjerrë dy personat nga makina.

Dy grupet janë përplasur duke lënë njërin prej tyre të plagosur dhe të larë në gjak. Pak minuta më vonë në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet lokale, të cilët kanë shtënë në ajër për të ndalur sherrin, ndërsa kanë arrestuar tre persona.

I plagosuri i cili kishte marrë plagë në krahë dhe kofshë u transportua në spital dhe nga salla e spitalit u shpall i arrestuar. Ditën e sotme 4 shqiptarët dolën para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Ata përfaqësoheshin nga avokatët Giusy Mazziotta, Stefano Castellani, Donatella Panzarola dhe Massimo Brazzi. Për të katërt të arrstuarit është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Të këshilluara

Lubonja: 'Opozita e re' i shërben Edi Ramës

Analisti Fatos Lubonja shprehet se lëvizja e re opozitare, është në shërbim të qeverisë dhe jo një lëvizje e mirëfilltë politike. Sipas Lubonjës, opozita e re n...

17:53

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI