Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Lubonja: 'Opozita e re' i shërben Edi Ramës

Lapsi.al 22 April 2019
Lubonja: 'Opozita e re' i shërben Edi Ramës

Analisti Fatos Lubonja shprehet se lëvizja e re opozitare, është në shërbim të qeverisë dhe jo një lëvizje e mirëfilltë politike. Sipas Lubonjës, opozita e re nuk do të ketë sukses, pasi është zgjedhur momenti i gabuar.

“Lëvizja e re opozitare është një instrument i qeverisë, që i shërben vetëm Edi Ramës. Ka patur lëvizje të re opozitare të suksesshme në Shqipëri, por forca aktuale tani që po krijohet, nuk ka asnjë rëndësi. Dalja kundër në këtë moment i kësaj lëvizje, është i gabuar dhe nuk do të ketë sukses”, – thotë Fatos Lubonja.

Sipas analistit të njohur duhet një projekt i ri, e figura të reja që ngjallin shpresë dhe jo figura të vjetra që janë konsumuar tashmë.

“Duhet një projekt i ri që të ngjallë shpresë dhe figura të cilat mos të vijnë nga partitë aktuale. Nuk mund të ngrihet një forcë e re politike, duke u mbështetur tek figura e Azem Hajdarit. Figurat që po e krijojnë opozitën e re, janë të konsumuara. Këto emra janë një pe i përdorur, që të qepin këtë fasadë të grisur, por nuk mund të krijojnë një opozitë të besueshme. Nuk ka dyshim që Rama, nëse futet në zgjedhje me opozitën e re, do të fitojë të gjitha bashkitë. Vendi po shkon gjithnjë e më shumë në humnerë, nga pikëpamje ekonomike, për demokracinë etj. Zonjës Hajdari i thonë e zgjodhën se është e bija e Azem Hajdarit, por për mua problemet e PD fillojnë që me Azem Hajdarin. Pse u vra Azem Hajdari? Për histori të fortësh. Ai u vra nga disa të fortë që ishin të lidhur me PS. Ai u vra sepse ishte tek ata që quhen të fortët e PD. Kjo analizë fillon që me të fortët. E kam dhe me oligarkinë por edhe me ata të fortët e zonave elektorale. Të thuash që Azem Hajdari ishte një idealist dhe vajza erdhi si e tillë është të mashtrosh, është një problem i madh”– thekson Fatos Lubonja.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI