Flash

Lidhjet/ Si u bënë bashkë 3 grupe kriminale në grabitjen e Rinasit (EMRAT)

Lapsi.al 22 April 2019
Lidhjet/ Si u bënë bashkë 3 grupe kriminale në grabitjen e

Në grabitjen e 9 prillit në pistën e Aeroportit të Rinasit u përfshinë tre grupe kriminale, bashkëpunimi mes të cilëve origjinën e ka në Greqi. Admir Murataj, i vrarë në grabitjen e fundit, Kelment Çala dhe Ilir Kupa u arratisën së bashku nga burgu i Trikallës, në Marsin e 2013. Pasi u vendosën në Shqipëri, ata vazhduan të kishin të njëjtin aktivitet kriminal, duke kryer disa nga grabitjet me spektakolare.

Grupi i Ilir Kupës u njoh nga autoritet shqiptare si “Banda e Babagjyshëve”. Një e pjesë anëtarëve të këtij grupi u dënuan nga gjykatat, ndërsa personave të tjerë nuk iu provua pjesëmarrja në këto ngjarje, por që kishte informacione që ata ishin pjesë e tyre.

Pas kthimit në Shqipëri, personi më aktiv në disa grabitje miliona euroshe ishte Admir Murataj. Në 3 grabitje ku ai mori pjesë arriti të vjedhë rreth 10 milionë euro. Pjesa me e madhe grupit të tij u arrestuan dhe u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Megjithatë ai nuk u prangos së bashku me disa anëtarët e tjerë, të cilët dyshohet se ishin grupi i zjarrit që sulmonin blindat me para.

Në grabitjen e 9 Shkurtit 2017 mori pjesë edhe Dash Kupa dhe vëllai i tij Everesti. Sipas prokurorisë, ata kishin në pronësi një piceri në Fushë-Krujë dhe sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB, pronar është Ermal Veseli, i vëllai i Oltian Veselit, i arrestuar për grabitjen e fundit.

Ndërsa personi i cili për vite qëndroi në hije në vendin tonë, pas kthimit nga Greqia, ishte Klement Çala. Ai u dyshua se mori pjesë në grabitjet e Qafë-Kasharit, por asnjëherë nuk pati ngritje akuzash për të. 31-vjeçari u arrestua në vitin 2015 në Vlorë për armëmbajtje pa leje, së bashku me Alkond Bengasin, një tjetër nga të ndaluarit për grabitjen e fundit në Rinas.

Por Gjykata e Vlorës në fund vendosi ta dënojë me 4 vite shërbim provë edhe pse ai kërkohej nga autoritet greke në atë kohë për arratisjen nga burgu. Sipas hetuesve, personat që kanë mbetur të lirë nga 3 grupet e mësipërme janë bërë bashkë për të kryer ndoshta grabitjen më të madhe të ndodhur në Shqipëri. /Tv Klan

Të këshilluara

Grekët paradë në SHBA me foton e Kacifasit

Për grekët Konstandinos Kacifas do të jetë një hero, pavarsisht se në Shqipëri ai tentoi të vrasë policinë. Këtë herë grekët kanë shfaqur dashurinë për Kacifas ...

19:42

Lubonja: 'Opozita e re' i shërben Edi Ramës

Analisti Fatos Lubonja shprehet se lëvizja e re opozitare, është në shërbim të qeverisë dhe jo një lëvizje e mirëfilltë politike. Sipas Lubonjës, opozita e re n...

17:53

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI