Flash

Astrit Patozi regjistron nesër partinë e re, Rudina Hajdari tërhiqet nga nisma

Lapsi.al 22 April 2019
Astrit Patozi regjistron nesër partinë e re, Rudina Hajdari

Të martën do të regjistrohet në gjykatë dhe më pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendoret e 30 qershorit, partia “Bindja Demokratike” me kryetar Astrit Patozin. Lajmin e konfirmoi për mediat Fabian Topollaj, anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës i njohur si kritik i Lulzim Bashës.

“Bindja Demokratike” do marrë pjesë në zgjedhje. Unë do të jem anëtar i “Bindjes Demokratike”. Po përgatisim dokumentacionin. Nesër e dorëzojmë në gjykatë” - tha ai.

U përfol se pjesë e kësaj partie do të ishte edhe Rudina Hajdari, por kjo e fundit u tërhoq. Në një koment në Twitter ajo shkruan: “Duke i uruar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat” – shkruan Hajdari.

Mësohet se themeluesit e partisë së re “Bindja Demokratike” do të jenë; Leonard Olli, Fabian Topollaj, Ardian Kollozi dhe të tjerë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grekët paradë në SHBA me foton e Kacifasit

Për grekët Konstandinos Kacifas do të jetë një hero, pavarsisht se në Shqipëri ai tentoi të vrasë policinë. Këtë herë grekët kanë shfaqur dashurinë për Kacifas ...

19:42

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI