Flash

Përfundon takimi për themelimin e partisë së re, flet Astrit Patozi

Lapsi.al 22 April 2019
Përfundon takimi për themelimin e partisë së re, flet Astrit

Ka zgjatur disa orë takimi në një zyrë në Tiranën e Re ku është themeluar partia “Bindja Demokratike” që pritet të drejtohet nga Astrit Patozi. Në përfundim të takimit ky i fundit tha se të gjitha detajet do të jepen paraditen e së martës.

“Faleminderit shumë për këtë vëmendje kaq të madhe. Ne do të kemi nesër një takim me mediat. Nuk kemi asgjë për të fshehur, por as për të folur në këtë moment” – tha Patozi për gazetarët duke u larguar.

Më herët edhe njëri prej themeluesve të tjerë, Fabian Topallaj që pritet të jetë pjesë e kësaj partie tha se të martën do të bëhet regjistrimi partisë në gjykatë dhe në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit. 

Ajo nuk pritet të ketë një kryetar partie, por një bord drejtues, por nuk dihet ende përbërja dhe numri i tij. Kjo bëhet që partia e re të mos ketë një drejtues që do të forcojë pozitat e tij në krye të partisë dhe me vendimmarrje të përqëndruar, por për të marrë vendime kolegjiale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nishani: Partia e Patozit e financuar nga Rama

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi në emisionin “Open” në TCH se themelimi i partisë së re që pr...

21:43

Grekët paradë në SHBA me foton e Kacifasit

Për grekët Konstandinos Kacifas do të jetë një hero, pavarsisht se në Shqipëri ai tentoi të vrasë policinë. Këtë herë grekët kanë shfaqur dashurinë për Kacifas ...

19:42

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI