Flash

Dhunohet një tjetër mjek në Lezhë, policia arrestohen 65-vjeçarin

Lapsi.al 13 April 2019
Dhunohet një tjetër mjek në Lezhë, policia arrestohen

Një shtetas me inicialet P.P është arrestuar nga policia.  Ai ka goditur një mjek të urgjencës në spitalin e Lezhës dhe është kapur në kushtet e flagrancës. 65 vjecari akuzohet për goditje “për shkak të detyrës”.

Dhunimi i mjekëve në detyrë është kthyer në fenomen në Shqipëri. Vetëm gjatë këtij viti janë raportuar disa raste.

Njoftimi i policisë

Godet mjekun për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë nga policia.

Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.

Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI