Opozita do të mblidhet sërish sot në shesh për të protestuar kundër Edi Ramës. Por as kësaj radhe kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë
. Mësohet se pas samitit në Kroaci ai është nisur për një vizitë zyrtare jashtë vendit. Forcat e sigurisë kanë marrë masa për të parandaluar cdo tentativë të protestuesve për të hyrë në brendësi të godinës njësoj si në 16 shkurt.
Kjo është protesta e tretë e madhe e opozitës kundër qeverisë që pas vendimit për djegien e mandateve. PD-LSI kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një ‘qeverie tranzitore’që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme. Sipas opozitës kjo qeveri qëndron në këmbë me vota të blera.
©LAPSI.al