Flash

Tatimet nisin sërish një aksion kundër informalitetit

Lapsi.al 13 April 2019
Tatimet nisin sërish një aksion kundër informalitetit

Më 17 prill 2019 do të nisë fushata e anti informalitetit e përqendruar në sektorin e shërbimeve, kryesisht bare dhe restorante, duke i paraprirë kështu dhe afrimit të sezonit veror.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, zhvilloi një takim informal me gazetarët e ekonomisë, ku shpalosi vizionin e tij në krye të këtij institucioni, i cili do të fillojë me fushatën anti informalitet, që është konceptuar e qëndrueshme në kohë dhe më shumë në formë ndërveprimi me bizneset, duke shmangur agresivitetit e aksioneve të kaluara.

Përmes zbatimit të këtij plani, synohet rritja e përmbushjes vullnetare e tatimpaguesve, si dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e mbledhjes së detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në fuqi. Një tjetër objektiv është respektimi i afateve për rimbursimin e TVSH-së për subjektet, ku do të ndërtohet një axhendë transparente dhe e konsoliduar për adresuar problematikat në këtë drejtim, duke u fokusuar tek subjektet që janë prekur më së shumti nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Objektivi është që të shlyhen 1.7 mld lekë në muaj dhe të mos cenohet plani i rimbursimit. Rreth 851 milionë lekë janë detyrimet që administratat tatimore ka për ti paguar eksportuesve për rimbursimin e TVSH-së, ndërsa fondi total për vitin 2019 është rreth 19 miliardë lekë./scan

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI