Në protestën e kësaj të enjteje pranë Unazës së Re ka pasur një incident. Një automjet është futur në turmën e banorëve që protestonin kundër shembjes së banesave të tyre. Burimet thonë se automjeti ka lënduar njërin prej banorëve. Për protestuesit ky është një provokim duke kërkuar ndërhyrjen e policisë për të ulur tensionet. Sipas tyre policia ka provokuar banorët duke i futur në konflikt me kalimtarët duke mos ndërhyrë për të shuar tensionet.
https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/HDl6Tf1P7r7QEs4L6Ku6_04_1a9e0ae4de9462392d90622c7abd22b8_video_360p_converted.mp4