Flash

Greqia vendos veton për negociatat e Shqipërisë me BE-në?

Lapsi.al 4 April 2019
Greqia vendos veton për negociatat e Shqipërisë me BE-në?

Mediat greke zbulojnë të tjera detaje rreth telefonatës së beftë mes kryeministrit Alexis Tsipras dhe Edi Ramës. Sipas raportimeve mësohet se kryeministri grek ka kërcënuar Edi Ramën me vendosje të vetos për çështjen e hapjes së negociatave në rast se do të preken në mënyrë arbitrare pronat e në bregdet, prona që pala greke pretendon se në një pjesë të konsiderueshme ato i përkasin minoritetit grek.

Bëhet fjalë për në Himarë. Nuk dihet me saktësi se kush e ka kërkuar komunikimin telefonik, Edi Rama apo Alexis Tsipras. Raportimet për këtë detaj deri më tani janë kontradiktore. Disa media thonë se ishte Tsirpas ai që telefonoi homologun shqiptar, ndërsa media të tjera thonë të kundërtën.

“Molla e sherrit” mes Tiranës dhe Athinës kësaj radhe është VKM-ja 708, sipas së cilës pronat në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë do të regjistrohen dhe kalojnë në përgjegjësi të shtetit.

Pak ditë më parë mediat greke raportuan sërish për këtë cështje, duke thënë se pala shqiptare ishte tërhequr, pasi kjo VKM ishte fshirë nga Fletorja Zyrtare. Për momentin ka ende shumë paqartësi rreth qëndrimit të qeverisë shqiptare. Edhe për bisedën mes dy kryeministrave nuk ka një komunikatë nga Kryeministria.

Shqipëria vazhdon të ketë ende disa çështje pezull me palën greke, ku më e rëndësishmja është dosja për kufirin detar. Atëherë kur u duk se finalizimi i marrëveshjes ishte më afër se kurrë, gjërat u përkeqësuan nga ngjarja në Dropull, ku mbeti i vrarë ekstremisti Kostandin Kacifas.

Kryeministri grek Tsipras e ka shtyrë dy herë vizitën e tij zyrtare në Tiranë. Fillimisht ishte programuar që vizita të zhvillohej në korrik 2018, më pas u fol për fundin e atij viti. Por nuk ndodhi dhe ende nuk dihet se kur do të ndodhë. Gjasat janë që deri në gjysmën e parë të këtij viti të mos ketë takim mes dy kryeministrave. Të dy vendet janë në prag fushatash elektorale për zgjedhjet, parlamentare në Greqi dhe lokale në Shqipëri.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Rama bisedë telefonike me Tsipras

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Mediat greke raportojnë se gjatë bisedës, ...

17:45

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Me sytë katër

PAPARAZZI