Flash

Çuçi: Fermerët do të përfitojnë 100 lekë për çdo litër qumësht të shitur

Lapsi.al 4 April 2019
Çuçi: Fermerët do të përfitojnë 100 lekë

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi u shpreh sot se Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhje që të japë një financim të dedikuar për fermerët që prodhojnë dhe shesin qumësht.

Sipas këtij vendimi, fermerët do të përfitojnë një kompensim në vlerën 100 lekë të vjetra për litër qumësht të shitur.

“Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi që të japë një financim të dedikuar për fermerët që prodhojnë dhe shesin qumësht. Sipas këtij vendimi fermerët do të përfitojnë një kompensim në vlerën 100 lekë të vjetra për litër qumështi të shitur. Nuk do të ketë kufizime për numrin minimal të krerëve që mbarështon ferma.

Për të përfituar kompensimin fermerëve u mjafton vetëm fatura tatimore.  Aplikimet do të fillojnë prej datës 22 Prill pranë Agropikave dhe zyrave të Bujqësisë në qarqe. Ato do të jenë me kosto zero për fermerët. Kjo masë e marrë është një mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët e sektorit të blegtorisë dhe është gjithashtu një reagim në kohën duhur i shqetësimit të tyre pas ndryshimit të skemës së kompensimit të TVSH-së nga 20% në 6%”, tha ministri Çuçi.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI