Flash

Rriten pagat për rreth 65 mijë buxhetorë, Denaj: Ja cilat kategori përfitojnë

Lapsi.al 4 April 2019
Rriten pagat për rreth 65 mijë buxhetorë, Denaj: Ja cilat

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj, ka bërë të ditur se duke filluar nga ky muaj më shumë se 65 mijë punonjës buxhetorë do të përfitojnë rritje të nivelit të pagave të tyre. Ky ndryshim në pagat e buxhetorëve u paralajmërua gjatë procesit të miratimit të Buxhetit për vitin 2019.

Denaj ka lajmëruar hyrjen në fuqi të kësaj politike përmes një postimi në llogarinë e saj personale në “Facebook”, ku ka listuar edhe kategoritë përfituese shoqëruar me përqindjen që u shtohet pagave përkatëse. Nga kjo politikë do të përfitojnë:

- 36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %;

- 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %;

- 6,800 ushtarakë, të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %;

- 3,560 punonjës të sistemit penitenciar (policia e burgjeve), të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%;

- 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit, të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%.

Kostoja vjetore e zbatueshmërisë së kësaj politike në buxhetin e shtetit përllogaritet të arrijë shumën prej 3 miliardë lekësh. Sektori që përfiton rritjen më të lartë të pagave përbëhet nga punonjësit e përfaqësive diplomatike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI